E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 orë debate, miratohet statuti i ri i PD. Basha nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet
Lajme

4 orë debate, miratohet statuti i ri i PD. Basha nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statutore ashtu sic ishte premtuar para pak kohësh edhe nga kryetari Lulzim Basha.

Ora 22:39  Pas 4 oresh deabat, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se statuti i miratuar pati ndryshime.

Lidhur me pretendimet e disa anëtarëve se nuk është lejuar debati, Paloka tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk është thjesht çështje miratimi statuti, pasi kërkohet vullnet nga të gjitha palë. E rëndësishme eshte qe cdo nen u votua. U propozuan disa propozime per dorëheqjen e kryetarit. Nëse do te vihet ne statut shkarimi i kryetarit eshte gje tjetër, por kjo pike eshte ne statut, dorëheqja eshte çështje vullneti”, u shpreh ai.

paloka-1-1

Ora 19:43 Arben Imami e ka cilësuar si fiktive mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë që mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës në PD, Imami tha se po diskutohet vetëm mbi një draft, ndërkohë që janë rrëzuar me shumicë dërrmuese votash propozimet e bëra.

“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të kësaj partie.

Ora 19:34 Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Kulluri, kërkon hedhjen me votim të  dyja statuteve.

Sipas tij duhet të diskutohet të dy draft statute. “Mbledhja do vijojë me imponimin e kreut të PD”, deklaroi Kulluri.

de94658d-17a8-4906-9471-6c2a36243068

Ervin Kulluri dhe Edith Harxhi kanë propozuar një statut të ri për  PD, por janë hasur me kundërshti nga anëtarët e tjerë.

Ora 18:57 Një ndër kritikët e Bashës, Arben Imami, i cili që në fillim ka kërkuar analizë për humbjen e zgjedhje.

Imami kërkon që të futet në rend dite raportet e analizës për zgjedhjet e 2017 dhe të merren në shqyrtim.

arben imami

Por më shumicë votash propozimi i Arben Imami është rrëzuar dhe nuk është futur në rend dite.

Për tu diskutuar ka mbetur vetëm diskutimi për draft –statutin.

Imami në këtë propozim u mbështet nga  Arqile Gorea dhe Valbona Mezini.

9df283fc-dd38-4103-a9ed-09365687617e

Anëtari i Kryesisë kërkon që në Kuvendin Kombëtar të PD, krahas draftit të grupit të punës të futet edhe drafti i propozuar prej tij dhe Edit Harxhit.

Ndërkohë mësohet se Berisha nuk është i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ora 18:44 Nis mbledhja e Keshillit Kombetar, Arben Ristani prezanton ndryshimet ne statutin e PD.

keshilli statut basha

Ndryshimet në statut, 3 risitë e demokratëve. Kryetari shkarkohet me…

“Panorama” mëson se risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

basha ne pd

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

1. I hapur për propozime.
2. I bazuar në kritere ta shpallura.
3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

1. Kohëzgjatjja e anëtarësimit
2. Kontributi në fushata elektorale
3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.