40-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, në lokal
Nje vrasje me arme zjarri ka ndodhur ne Lushnje.
Nje shtetas 40-vjecar eshte vrare me kallashnikov, pasi eshte qelluar me bresheri teksa ka qene ne nje lokal.
Viktima eshte identifikuar si 40-vjecari Besmir Hida.
Ai ka qene ne katin e dyte te nje lokali duke pire kafe dhe ka qene i vetem ne tavoline. NJe person, i maskuar i eshte afruar dhe e ka qelluar me bresheri duke e lene te vdekur ne vend.
Me pas, sipas deshmive te para nga vendi i ngjarjes, ai eshte qelluar nga nje distance shume e afert.

Lokali ku u ekzekutua
Nderkohe qe me pas, thuhet se eshte larguar me shpejtesi me nje automjet.
Sipas te dhenave te para mesohet se viktima ishte i njohur ne zone pasi kishte nje pike qe grumbullonte makinat e perdorura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



