40-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë. Një 40-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.
Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, ku shtetasja A. E., 40 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



