E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni porositi vrasjen e gruas por u zbulua pas 2 vitesh
Publik News

Biznesmeni porositi vrasjen e gruas por u zbulua pas 2 vitesh

Dy vjet pas vrasjes së Suela Sulajt nga Shkodra, e cila u gjet e pajetë në tualetin e mobilierisë së të shoqit, Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person si bashkëpunëtor në të.

Ai është Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për vrasjen e bujshme të Sulajt. Fillimisht, për të u tha se u vetëvra, por ekspertiza mjekoligjore provoi se viktima ishte mbytur

Madje, Policinë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili është i arrestuar dhe për të ka një proces gjyqësor te Krimet e Rënda. Hetimet tregojnë se Sula ishte personi që qëndron pas vrasjes, së bashku me Karmeshtën, që rezulton se ka qenë punëtor në fabrikën e tij.

Sula porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa ekzekutuesi ishte Karmeshtna.

VRASJA

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

TESTI I ADN-SË

Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin. I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.