E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
45 familje braktisin banesat në  Bulqizë nga  dëmtimet e tërmetit
Publik News

45 familje braktisin banesat në Bulqizë nga dëmtimet e tërmetit

Frika se një lëkundje tërmeti mund t’i zërë ata brenda rrënojave, ka bërë që 45 familje të braktisin pallatin ku jetojnë në Bulqizë.

Diber

Pallati, i cili mësohet se ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin e 26 Nëntorit është bërë i pasigurt për të banuar në të. Ndonëse disa prej fqinjëve kanë vendosur që të lënë banesat, disa të tjerë qëndrojnë sërish brenda në pallat.

 

Ata shprehen se bashkia iu ka thënë që të dalin nga banesat, por nuk iu ka ofruar atyre një vend strehimi. Ndërkohë që as shiti i kuq nuk është vendosur në këtë pallat, duke bërë që banorët të hyjnë dhe të dalin prej aty kur të duan.

Ndërkohë, gazetari Enver Doçi pas kontakteve që ka pasur me inxhinierë gjeolog në Bulqizë, këta të fundit janë shprehur se pallati në fjalë paraqet rrezikshmëri. Ata pohojnë se duhet të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve që ende jetojnë në atë pallat.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktar 51 viktima si dhe mbi 700 të plagosur dhe qindra banesa të shkatërruara dhe të kthyer në gërmadha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.