E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
45-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal: Në 2017 tentoi të vriste dy vëllezër pas sherrit për një femër
Publik News

45-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal: Në 2017 tentoi të vriste dy vëllezër pas sherrit për një femër

Admir Bejo, 45-vjeç, u gjet mbrëmjen e sotme  i plagosur me armë zjarri në anë të rrugës në qytetin e Kuçovës. 45-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2007 ai rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje.

Së bashku me vëllain e vet ata tentuan të vrasin asokohe vëllezërit Ardian dhe Saimir Kundja, 25 dhe 27-vjeç të cilët i qëlluan me 8 plumba pistolete tip “Berete”.

Sipas News 24 vëllezërit Ilia Bejo, atëherë 23-vjeç dhe Admir Bejo, 30-vjeç, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N, duke menduar se i kishin eliminuar shënjestrat.

Konflikti i vitit 2007 dyshohet të ketë nisur për shkak të një femre me të cilën ilia Bejo bashkëjetonte prej një viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.