5-vjeçari hero, shpëton nga flakët motrën e tij më të vogël dhe 6 anëtarët e tjerë të familjes
Ngjarja ka ndodhur në SHBA, ku vogëlushi i quajtur Noah Wood shpëtoi fillimisht motrën e tij më të vogël, 2-vjeç, duke e tërhequr atë përmes së dritares së dhomës së tyre, më pas u fut sërish për të shpëtuar qenin dhe ndezi alarmin për të zgjuar 6 anëtarët e tjerë të familjes.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka lëndime serioze, ndërsa heroi i vogël pësoi vetëm një djegie të lehtë në dorë.
Zjarri në banesën e tyre kishte shpërthyer natën, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



