E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5-vjeçari ukrainas iku nga lufta gjeti vdekjen në Francë
Lajme

5-vjeçari ukrainas iku nga lufta gjeti vdekjen në Francë

5-vjeçar ukrainas ka gjetur vdekjen në Nice të Francës ku qëndronte pas largimit nga lufta në Ukrainë. Sipas policisë franceze, fëmija bashkë me nënën e tij po kalonin rrugën  Promenade des Anglais, kur 5-vjeçari u godit nga një skuter që drejtohej nga një 40-vjeçar.

Djali “kishte një çantë që e mbante edhe nëna e tij po ecte pak përpara saj”, tha policia. Ndërkaq, një 40-vjeçar po ecte me shpejtësi me skuterin e tij  nuk mundi ta shmangte fëmijën duke e goditur për vdekje.

“Pavarësisht se u plagos dhe u rrëzua, drejtuesi i skuterit u përpoq të ndihmonte fëmijën”, thekson policia por goditja për 5-vjeçarin ka qenë fatale.

Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së fëmijës përmes një statusi në Twitter ndërsa ka deklaruar se skuterat përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.