E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali nga marrëveshja
Politikë

500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali nga marrëveshja

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes.

Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali. Për të ardhur te kjo marrëveshje, janë dashur rreth 10 vite nga qeveria shqiptare. Në vitin 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.