E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
53-vjeçari i ekstraduar sot nga Greqia
Lajme

53-vjeçari i ekstraduar sot nga Greqia

Një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është ekstraduar sot nga Greqia.

Policia njofton se Interpol Tirana ne bashkëpunim me Interpol Athinën, kane kryer ekstradimin nga Greqia drejt vendit tonë të shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.interpol

 

 

Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.