E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
6 marsii /Basha: Jam në dispozicion në të gjitha format për zgjidhjen e situatës brenda PD
Politikë

6 marsii /Basha: Jam në dispozicion në të gjitha format për zgjidhjen e situatës brenda PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të ofruar gjithçka me qëllim zgjidhjen e situatës brenda Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e pjesshme nuk fitoi asnjë bashki.

Ne një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar që zgjati mbi 6 orë Basha u shpreh se të gjithë demokratët i përbashkon vendosmëria për të qenë të bashkuar. Ai u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi të, ndaj tha se është në dispozicion për të zgjidhur këtë situatë në të gjitha format.

“Grupi i PD ka bërë një diskutim të gjatë, për gjendjen ku ndodhet PD. Kam konstatuar se na përbashkon ajo që ju thashë vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar PD. Përgjegjësia bie mbi mua dhe sot ndava vëninë time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat që ndihmojnë përbashkimin e PD dhe ecjen e PD përpara”, u shpreh Basha.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar eshte propozuar ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë.

Mësohet po ashtu se ka propozime të ndryshme se kur duhen të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve.

 Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.