E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
60 mijë vullnetarë në 3 kontinente, vaksina amerikane anti-COVID nis fazën e tretë të testimit
Publik News

60 mijë vullnetarë në 3 kontinente, vaksina amerikane anti-COVID nis fazën e tretë të testimit

Vaksina anti-COVID e kompanisë amerikane “Johnson & Johnson” ka nisur ditën e sotme fazën e tretë të testimit.

Për testimin e vaksinës pritet të regjistrohen 60 mijë vullnetarë nga 3 kontinente, për të studiuar sigurinë dhe efikasitetin e një doze të vetme të vaksinës kundër koronavirusit.

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv, Alex Gorsky në një deklaratë tha se kompania do të kujdeset për “standardet e sigurisë” dhe “transparencës” gjatë testimit.

Kompania me bazë në Neë Jersey të SHBA-së tha se synon të sigurojë 1 miliard doza të vaksinës së suksesshme çdo vit.

Shpërndarja e vaksinës për miliona njerëz në të gjithë botën mbetet ende një çështje, por kompania tha se vaksina e saj nëse është e sukseshme nuk do të kërkonte infrastrukturë të re për të arritur tek njerëzit që kanë nevojë për të, sepse pritet të mbetet e qëndrueshme për dy vite në minus 20 gradë Celsius.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.