E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“613 kg kokainë” kalojnë te Prokuroria e Durrësit: Çështja, jo si grup i strukturuar kriminal
Lajme

“613 kg kokainë” kalojnë te Prokuroria e Durrësit: Çështja, jo si grup i strukturuar kriminal

Dosja e sekuestrimit të 613 kg kokainë do t’i kalojë për hetim prokurorisë së Durrësit, raporton Top Channel.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën e hetimit pasi dosja është regjistruar si trafik narkotikësh, dhe jo grup i strukturuar kriminal.

Me ndryshimet në ligj, pritet që edhe 300 dosje të tjera t’u kalojnë prokurorive të rretheve.

Në fund të shkurtit u sekuestruan 613 kg kokainë dhe për këtë është shpallur në kërkim pronari i firmës në emër të së cilës kishte ardhur ngarkesa, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, “Arbi Garden”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.