62 Mijë Lekë më shumë i duhen një familjeje që të përballojë shtrenjtimin
Këtë vit, një familjeje shqiptare i nevojiten minimalisht plus 6200 Lekë të reja çdo muaj për të përballuar shtrenjtimin e çmimeve.
Çmimet për çdo shërbim apo produkt janë rritur teksa inflacioni është në nivelin 7.4%. Kjo periudhë e çmimeve stratosferike është thuajse e papërballueshme për familjet me të ardhura të pakëta ekonomike, gjë që është kthyer në një luftë mbijetese.
Mesararja mujore që një familje duhet të paguajë për t’u ushqyer njësoj si vjet është 4300 Lekë të reja, teksa çminet e çdo produkti ushqimor janë shtrenjtuar me të paktën 30%.
Ekonomia është në kolaps, teka hendeku i pagave me shpenzimet mujore është tejet i thellë.
Qeveria akordoi një paketë rezistence sociale për shtresat në nevojë në vlerën e 3000 Lekëve në muaj, shifër e papërfillshme krahasuar me rritjen galopante të ushqimeve për konsum.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



