E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 tenderat e paracaktuar nga Balluku-Berberi dhe ‘loja’ për miliardat
Politikë

7 tenderat e paracaktuar nga Balluku-Berberi dhe ‘loja’ për miliardat

Projekti i Unazës së Re, “skenë krimi”

Të tjera detaje dalin në dritë nga afera korruptive mbi projektin e Unazës së Re, ku e implikuar kryesore është zv/kryeministrja Belinda Balluku. Sipas gazetarit Elton Qyno, 7 tenderat për Unazën e Re janë paracaktuar nga Balluku dhe Evis Berberi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave.

Tenderi i parë i paracaktuar nga dyshja Balluku-Berberi ishte ai për plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve tek Sheshi “Shqiponja” Lumi i Tiranës, Loti 1, si dhe ndërtimi i Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Fitues i këtij tenderi u shpall kompania “Salillari” e biznesmenit Pëllumb Salillari me vlerë 2 miliard e 283 milion lekë, ndërsa u skualifikua kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt.

Tenderi për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut u fitua nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Mc Networking”, “Intetra Elektronik Sanayi Anonim Sirk” dhe “Gjoka Konstruksion”, të cilët ofruan vlerën 21 milion euro.

Për tenderin me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, fitues u shpallën Bashkimi i Operatorëve “4 A-M”, “ED KONSTRUKSION” dhe “I.D.K – KONSTRUKSION”, me vlerë 2 miliard e 485 milion lekë.

Tenderi tjetër, “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”, u paracaktua tek kompania “ALB-STAR” e Sadik Ismailaj, me vlerë 2 miliard e 559 milion lekë.

Për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, fitues u shpallën “EUROTEOREMA PEQIN”, “PE-VLA-KU” dhe “NOVA Construction 2012”, me vlerë 2 miliard e 96 milion lekë.

Tenderi “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5” i është dhënë Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “G.P.G. COMPANY” dhe “SENKA”, me vlerë 1 miliard e 802 milion lekë.

Tenderi Loti 6 u fitua nga “Gjoka Konstruksion”, me vlerë 1 miliard e 716 milion lekë, ndërsa Loti 7 i është dhënë Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “ALKO-IMPEX General Construcion” dhe “2-T”, me vlerë 2 miliard e 353 milion lekë.

Lista e plotë e 7 tenderave dhe fituesve:

  1. Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT – Salillari, 2.283.000.000 lekë (Skualifikohet Gener 2)

  2. Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2 – 4 A-M, ED KONSTRUKSION, I.D.K – KONSTRUKSION, 2.485.000.000 lekë

  3. Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana – ALB-STAR, 2.559.000.000 lekë

  4. Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 4 – EUROTEOREMA PEQIN, PE-VLA-KU, NOVA Construction 2012, 2.096.000.000 lekë

  5. Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 5 – G.P.G. COMPANY, SENKA, 1.802.000.000 lekë

  6. Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 6 – Gjoka Konstruksion, 1.716.000.000 lekë

  7. Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 7 – ALKO-IMPEX General Construcion, 2-T, 2.353.000.000 lekë

Sipas SPAK, të gjithë këta tendera janë paracaktuar dhe vendimet kanë përfshirë drejtorë e zyrtarë të lartë, duke favorizuar kompani të caktuara në mënyrë të qëllimshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.