E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
750 milionë euro humbje për Bundesligën, pasojat e koronavirusit
Publik News

750 milionë euro humbje për Bundesligën, pasojat e koronavirusit

Në kohën kur thuajse e gjithë bota është në gjendje të jashtëzakonshme, si pasojë e Covid-19, edhe futbolli po e pëson keq.

Futbolli dhe të gjitha sportet janë duke u pezulluar për kohë të (pa)caktuar, duke bërë që edhe skuadrat të kenë humbjet e tyre në para.

Bundesliga mund të regjistrojë deri në 750 milionë euro humbje në këtë situatë, shkruan ‘Bild’.

Në rast se kampionati pezullohet krejtësisht, klubet duhet të përgatiten për dëme ekonomike deri në tre çerek miliardi.

Këto shifra janë përafruar nga agjencia e lajmeve gjermane, e afërt me ligën gjermane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.