E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8.5 milionë euro,  ka paguar qeveria shqiptare  për gjyqet e humbura në Arbitrazh
Lajme

8.5 milionë euro, ka paguar qeveria shqiptare për gjyqet e humbura në Arbitrazh

Qeveria shqiptare vazhdon të humbasë gjyqet në Gjykatën e Arbitrazhit dhe shkeljet e qeverisë paguhen me taksat tona. Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, vetëm në vitin 2022, qeveria shqiptare ka paguar një faturë me vlerë 8.5 milionë euro për arbitrazhet.

“Vetëm gjatë vitit të shkuar për arbitrazhe, ku shumica janë kosto administrative janë paguar 7.8 milionë euro, ndërkohë që bashkë me disa detyrime të tjera të njohura, të lidhura edhe me negocimet kjo kosto është 940 milionë lekë apo 8.5 milionë euro.

Informacioni bazohet në të dhënat më të fundit (Maj 2023) të raportuara në MFE nga Avokatura e Shtetit dhe Ministritë e Linjës/Institucionet Buxhetore. Për pasojë, vlerësimet tona janë të sakta për aq sa informacion disponojmë. Tagrin për validimin e tyre e ka vetëm Avokatura e Shtetit”, thuhet në raport. 

Ministria gjithsesi ka bërë një renditje të gjitha çështjeve në arbitrazhe për të cilat janë bërë pagesa gjatë vitit të shkuar. Ku shihet se vetë financat kanë faturën më të shtrenjtë dhe pasohen nga Ministria e Turizmit, Bujqësisë dhe më pas ajo e Infrastrukturës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.