E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8 kg kanabis dhe 5 celularë në makinë, arrestohen dy persona në Fier
Publik News

8 kg kanabis dhe 5 celularë në makinë, arrestohen dy persona në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët janë kapur me lëndë narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. D. dhe pasagjer shtetasin E. V., në bagazhin e automjetit, policia ka gjetur një sasi prej 8 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin dhe pesë aparate celularë.

Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Bridge”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier.

Sekuestrohen 8 kg cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Bridge”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. D., 49 vjeç, banues në Roskovec.

E. V., 45 vjeç, banues në Kuçovë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Kallm i Madh, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. D. dhe pasagjer shtetasin E. V., në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 8 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, automjeti dhe pesë aparate celularë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.