E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
82 mln euro investime për  plehrat,  90% shkojnë për koncensionet
Lajme

82 mln euro investime për plehrat, 90% shkojnë për koncensionet

Qeveria ka planifikuar të investojë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane rreth 11.2 miliardë lekë ose 82 milionë euro, por 74 milionë euro ose 90 për qind e shumës së përgjithshme do të shkojë për financimin e koncensioneve PPP, të kontraktuara për menaxhimin e plehrave në rrethin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Nga lista e investimeve 12 milionë lekë shkojnë për studimin dhe projektimin për mbylljen e venddepozitave ekzistuese të mbetjeve të ngurta në Durrës.

Gjithashtu një shumë prej 330 milionë lekësh do të përdoret për studimet e mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese në qytetet e Sarandës, Cërrikut, Librazhdit, Belshit, Perrenjasit dhe Himarës, Shkodrës.

Por më shumë se 74 milionë euro janë programuar të financojnë tre koncensionet që do të përpunojnë plehrat nëpërmjet metodës me incenerim.

Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incenerim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik.

Por pavarësisht rrezikut nga mbiinvestimet ne përpunimin e plehrave me PPP, qeveria është duke bërë pagesa për investime që ende nuk janë bërë në sektor.

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.

Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.