E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bora zbardh vendet malore,ARRSH jep detajet: Ja situata në akset kombëtare
Lajme

Bora zbardh vendet malore,ARRSH jep detajet: Ja situata në akset kombëtare

Reshjet e borës që kanë zbardhur shumë zona të vendit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep te dhenat me te fundit per paraditen e sotme lidhur me situaten e qarkullimit ne akset kombetare:

Situata e qarkullimit në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

Edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.

Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.
Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.