E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë bllokohen rrugët nga ngrica  si pistë patinazhi
Bota

Kosovë bllokohen rrugët nga ngrica si pistë patinazhi

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si; Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën. Siç shihet në fotografitë, bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave. Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona. Ndërkohë, Ministria ka dalë me pajisje pastrimi, por ajo nuk po bën punë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.