Kërcënimi i gazetarit, reagon Partia Demokratike
Partia Demokratike dënoi kërcënimin ndaj gazetarit Ylli Rakipi, që vijnë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere.
“Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njejtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vjedhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale.
Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë.
Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.
Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend.
Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pushteti” – thotë PD në një deklaratë zyrtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



