FOTO/ Goditet gazetari investigativ gjatë punës së tij
07/07/2017
Është identifikuar edhe gazetari i cili është qëlluar një ditë më parë në Tiranë.
Bëhet fjalë për gazetarin Genci Angjellari, i emisionit investigativ “Stop”. Ai ka rënë pre e dhunës fizike teksa ishte në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Stermas të Tiranës. Policia tha se ka shpallur në kërkim një grua me iniciale M. T., 42 vjeçe e cila ka goditur me sende të forta gazetarin i cili po punonte për një temë të ngarkuar nga redaksia.
Emisioni investigativ Stop do të denoncojë ditën e hënë, skandalin për të cilin u dhunua gazetari gjatë ushtrimit të detyrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



