I besuari i Soros, zgjidhet kryetari i KLP-së
Gent Ibrahimi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në mbledhjen e sotme që drejtohej nga anëtarja më e vjeter joprokurore, në prani edhe të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Ibrahimi është bashkautor i disa artikujve, studimeve, teksteve shkollore në fushat e të Drejtës Administrative, Sistemit Gjyqësor, Organizatave Jo-fitimprurëse, të Drejtës së Informimit, por në sy bie fakti se kryetari i zgjedhur i KLP-së, ka punuar edhe si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 – 1995).
Pas dhënies së vendimit, Ibrahimi u shpreh se e sheh këtë mundësi si një vijim të misionit personal, të nisur me reformën në drejtësi.
E kam parë sistemin nga jashtë, tani sfidë është ta shoh atë nga brenda”
Ndërkohë për postin e zv/kryetarit garojnë: Nurihan Seiti, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj
Pas konstituimit brenda 5 ditësh KLP pritet të shpallet garën per Prokuror të Pergjithshëm. Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.
Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. Pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



