E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet Bashës: Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?
Politikë

Rama i përgjigjet Bashës: Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?

Pas akuzave nga Basha ka reaguar kryeministri Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan: “Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi! Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin. Ta harrojnë”.

rama Twitter

Më herët, Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat akuzonte kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka zaptuar ashensorin e pallatit ku jeton.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon-gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial”, thuhej ne deklaraten e Bashkise.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.