Shehaj-kreut te ARRSh: Po nuk u futet ne burg njerez si ty, Shqiperia nuk behet
Në studion e emisionit “Opinion” deputeti demokrat Agron Shehaj është përplasur me drejtorin e ARRSH lidhur me skandalin e firmës false pjesëmarrëse në tenderin e unazës.
Deputeti Shehaj tha se drejtori i ARRSH duhej sot të ishte në burg, së bashku me shefin e tij dhe shefin e shefit të tij.
“Qe kjo eshte vjedhje e dime te gjithe. Ky zoteria ketu dhe nese persona si puna e ketij nuk shkojne ne burg, Shqiperia nuk behet kurre. Ky duhet te ishte ne burg, duhet ta kishin arrestuar menjehere. Nese njerez si ky, si shefi i ketij apo shefi i shefit te ketij, nuk futen ne burg, ky vend nuk behet. Ky tani jo vetem qe nuk eshte ne burg por vjen ketu dhe pa turp fare vjen e na ben per budallenj, sikur kemi ardhur rastesisht ketu. Dhe gjithe shqiptareve u thote cfare keni ju, vjedhje s’ka patur”, tha Shehaj.
Deputeti i PD tha me tej se ai ka zbuluar me nje kerkim te thjeshte se kompania kishte genjyer per bilancet e saj dhe se skema eshte ngritur per pastrim parash. Sipas tij keto para do shkonin ne Amerike per tu ndare pastaj ne menyre sekrete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



