Goditi me vezë Kryeministrin, Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin e PD
Byroja e Kuvendit ka vendosur sot të përjashtojë me 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Endri Hasa.
Ky i fundit ka goditur dy herë me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme.
Byroja e Kuvendit ka vendosur që deputeti demokrat të mos jetë më pjesë e punimeve të Kuvendit, për këtë sesion parlamentar, si dhe ndaj tij do të zbatohet masa me gjobë për 10 ditët që nuk do të jetë prezent në punimet e Parlamentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco












