E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD tregon me prova: Si mashtrojnë Veliaj e Arben Ahmetaj për të mbrojtur “mikun e partisë”
Politikë

PD tregon me prova: Si mashtrojnë Veliaj e Arben Ahmetaj për të mbrojtur “mikun e partisë”

PD ka sulmuar këtë të hënë Ministrin e Financave Arben Ahmetaj e kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke i bërë përgjegjës për një tjetër aferë të projektit tëe Unazës së Madhe, atë të devijimit të lumit të Lanës për hir të ndërtimit të një kompleksi prej 60 mln eurosh nga ana e biznesmenit Edmond Bego, i njohur sipas opozitës për lidhjet e tij me socialistët.

Përmes një dalje publike për median, deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpre se Veliaj gënjeu kur tha se plani urbanistik i Tiranës nuk ka ndryshuar.

 Tabaku: Skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe përfshin jo vetëm Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe Ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Të dy këta i bashkon mashtrimi në mënyrë të pacipë se nuk kanë lidhje me projektin.

I pari, Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet.

Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.

Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro?

Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri I Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë”

Tabaku hodhi gjithashtu akuza ndaj Ministrit të Financave, duke u shprehur se Ahmetajn e tradhëtojnë dokumentet.

“Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës”, deklaroi Tabaku.

Ndërkohë zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa shpjegoi se afera korruptive e ka pikënisjen tek zyra e Arben Ahmetajt.

 Zhupa: Sot do të zbulojmë dokumentat zyrtarë që nxjerrin mashtrues Ministrin e Financave dhe përgënjeshtrojnë deklaratën e tij se nuk e ka kryer privatizimin dhe shitjen në shërbim të Mond Begos dhe se nuk ka asnjë fakt që e lidhin atë me procedurat e privatizimit.

Faktet ndodhen në dosjen e privatizimit.

Edmond Bego është përsoni që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016.

Pagesat janë bërë nga kompania ‘Inerte Ekspres’, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos.

Faturat bankare që kanë dalë në ekran janë dokumenti zytar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më 11 Mars 2016.

 “Me pagesën e 1.5 milionë eurove për Ministrinë e Arben Ahmetajt nga Edmond Bego, të gjithë e dimë si vijoi historia.

• Plani Urbanistik I Tiranës u ndryshua me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt,

• Projekti për Lumin e Lanës u ndryshua që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës

• Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të miratimit për lejen e ndërtimit.

Projekti rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe dhe projekti korruptiv 40 milion euro për zgjerimin e Unazës së Madhe janë modeli më i qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Tirana është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e parave të pista.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.