‘I vetëm në shtëpi’/ Ronaldo një aktor i shkëlqyer, imiton skenat e filmit të famshëm
E kishit menduar Cristiano Ronaldon si aktor?
Së fundmi 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë disa xhirime duke na rikthyer kujtimet e filmit të famshëm të viteve 1990 “i vetëm në shtëpi”.
Edhe nëna e Ronaldos, Dona Dolores, është pjesë e kësaj parodia, ndërsa Ronaldo e merr rolin e Kevin McAllister, i cili në film harrohet në shtëpi nga familja e tij që udhëton në Paris për të festuar Krishtlindjet.
Klipi i parodisë së Ronaldos i përfshin të gjitha pjesët më të famshme të këtij filmi, ku ai edhe e këndon këngën e famshme “Wish you a Merry Christmas” dhe e frikëson shpërndarësin e picave duke përdorur teknikën e famshme që Kevini e përdor për t’i mbajtur larg hajdutët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



