E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli kinez  Chow Yun-fat do ta dhurojë  pasurinë e tij para se të vdesë
Bota

Ylli kinez Chow Yun-fat do ta dhurojë pasurinë e tij para se të vdesë

Ylli kinez, Chow Yun-fat, i njohur për rolet e tij në filmat aksion, ka premtuar se para se të vdesë do ta dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi.
Aktori 63-vjeçar është shumë modest. Ai përdor transportin publik dhe pret në radhët e gjata me gjithë të tjerët për të blerë një biletë kinemaje ku është dhe protagonist në filmat ku ka aktruar.

Sipas revistës “Forbes” ai është një ndër njerëzit më të pasur. Ka një pasuri prej 630 milionë euro. Në një intervistë të ditëve të fundit ai është shpprehur se pasuria nuk është diçka që na takon përgjithmonë.
Edhe gruaja e tij, ka shtuar se edhe pse ata janë shumë të pasur, çifti shpeshherë kanë ngrënë edhe ushqim të përgatitur në rrugë.

Aktori ka shtuar se i pëlqen që në kohën e lirë të merret me vepra bamirësie. Ndryshe nga njerëzit e famshëm që blejnë veshjet më të shtrenjta, aktori 63-vjeçar ka thënë se ai ble rrobat që ai ndihet rehat, rëndësi sipas tij nuk ka çmimi, por fakti i të ndjerit mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.