E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia u refuzon protestën para kryeministrisë, Meta hap dyert e presidencës për Diasporën
Politikë

Policia u refuzon protestën para kryeministrisë, Meta hap dyert e presidencës për Diasporën

Teksa Policia e Tiranës ndaloi mbajtjen e protestës së njoftuar nga ana e shqiptarëve të Diasporës, kreu i shtetit Ilir Meta i ka hapur derën e Presidencës për të mbajtur tubimin e tyre.

Protesta e Diasporës do të mbahej nga datat 28-30 dhjetor para kryeministrisë, organizuar nga aktivisti Genc Sejko, por në një përgjigje nga Policia e Tiranës, u tha se nuk mund të penalizohej qarkullimi i automjeteve në këto ditë festash fundviti.

“Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar”- tha sot Meta në një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës.

Në përgjigje të pyetjes se policia ua ka ndaluar lejen e protestës emigrantëve, Meta ka theksuar prerë: “Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”- tha Meta.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.