E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratë e fortë: Së shpejti dalin përgjimet për blerjen e votave. Emrat e politikanëve
Politikë

Deklaratë e fortë: Së shpejti dalin përgjimet për blerjen e votave. Emrat e politikanëve

Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar se në muajin janar do të dalë një shkrim investigativ në BIRN për shit-bjerjen e votave.

E ftuar në E ftuar në emisionin “Opinion” si njëra prej 8 personazhe më të spikatura të vitit 2018, Lala tha se do të vazhdojë të jetë edhe në 2019 po aq aktive në media.

E pyetur nga Blendi Fevziu sesi do të nisë viti i ri për të dhe nëse do të ketë të njëjtë dinamikë, ajo është shprehur se ka një kontratë me rrjetin investigativ Birn, dhe se është duke punuar për një shkrim investigativ për shitblerjen e votës.

Lala është shprehur se do të dalin përgjime të rëndësishme nga ky investigim, ndërsa ka treguar se do të dalin edhe emra të disa politikanëve në këto përgjime.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.