E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Nis protesta e diasporës para Kryeministrisë: Jemi këtu për të gjithë
Lajme

FOTO/ Nis protesta e diasporës para Kryeministrisë: Jemi këtu për të gjithë

Qytetarë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në diasporë janë mbledhur sot në një protestë para Kryeministrisë. Kjo protestë sipas tyre është për të gjithë qytetarë, për studentët dhe për këdo që ka pakënaqësi kundër qeverisë.

Një prej organizatorëve të kësaj protestë, Gent Sejko tha se shqiptarë nga vende të ndryshe të botës janë bashkuar në protestën.

a

“Jemi këtu për studentët për minatorët, naftëtarët, biznesin ish-të përndjekurit politik, pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet i shtypur nga ky sistem jo thjesht nga qeveri”, u shpreh Sejko.

Ndërkohë që një protestues tjetër që kishte ardhur nga Amerika, shtoi se kjo protestë duhet të kthehet në një parti politike me nuanca nacionaliste. “Të formojmë një parti nacionaliste që djemtë dhe vajzat Shqiptarë të zgjohen nga gjumi”, shtoi ai.

sejko

Nga ana tjetër dhe banorët e Unazës së re, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre në ditën e 55-të. Sot ata nuk po protestojnë afër banesave të tyre, të cilat preken nga projekti, por kanë nisur një marshim në këmbë drejt Kryeministrisë.

marshmi i banoreve te unazes se re

Këtë gjë ata e kishin paralajmëruar dhe dje, ku thanë se do i bashkoheshin protestës së diasporës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.