Aksident i rëndë në “rrugën e vdekjes”! Shoferi shtyp këmbësorin dhe largohet
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Fushë- Krujë- Laç, pranë kryqëzimit të Patokut.
Një makinë ka goditur për vdekje një këmbësor. Qytetari ende i paidentifikuar ka vdekur në vend, kur drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në autostradën Fushë Krujë- Milot numri i aksidenteve ka qenë dhe mbetet mjaft i lartë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



