Aksidentohet rëndë familja shqiptare në Itali, në gjendje kritike fëmija 6 vjeçar
Një familje shqiptare ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm në Itali.
Dy makina janë përplasur rreth orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso dhe si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur rëndë tre shqiptarët.
Burrë e grua janë shtruar në spitalin San Bortolo të Vicenzas dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat italiane raportojnë se fëmija e tyre 6-vjeçar është transportuar me urgjencë me helikopter në Verona.
Shqiptari 48-vjeçar prej kohësh jetonte në Santorso së bashku me gruan e djalin.
Ndërkohë që ka mbetur i plagosur edhe shoferi i makinës tjetër, i cili është gjithashtu shqiptar, por që banonte në Piovene.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



