Dil më pak në televizor se na hoqe trunin”, Rama-komentuesit: Më pushkato me …!
“Dil më pak në televizor se na hoqe trunin”, Rama-komentuesit: Më pushkato me telekomandë!
Gjatë ditës së djeshme, përmes një statusi në ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët të sjellin eksperiencat më negative në zyrat e shtetit, ndërsa pas kësaj kanë vërshuar komentet.
Por një nga ndjekësit ka një kërkesë të veçantë ndaj kryeministrit. Ai i kërkon atij të dalë më pak në televizor, por kryeministri i thotë se mund ta ‘pushkatojë’ me telekomandë.
Komentuesi: Jasht teme por kisha dicka te dilni sa me pak ne televizor se na hoqët trunin. Suksese ket mandat.
Replika e Ramës: Ziko, kjo eshte me e thjeshta mor mik, sa te me shohesh me pushkato me telekomande dhe s’ankohesh dot hiç per trurin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



