Këmbësori goditet nga makina, në gjendje të rëndë në spital
Një ditë para ndërrimti të viteve autostrada Tiranë- Durrës është përgjakur sërish.
Këtë mbrëmje ka ndodhur një aksident ku një këmbësor është përplasur nga një automjet. Gjendja shëndetësore e këmbësorit është e rëndë. Emri i të plagosurit ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se ai është dërguar menjëhrë në spitalin e Traumës në Tiranë.
I dëmtuari ka tentuar të kalojë autostradën në këmbë, por është përplasur nga një automjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



