E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka i PD-së: Kryeministri hajdut u flet shqiptareve per ndershmëri e siguri
Politikë

Paloka i PD-së: Kryeministri hajdut u flet shqiptareve per ndershmëri e siguri

Nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ditën e sotme pas konferencës për mediat të Edi Ramës.

‘Kryeministri lakuriq i krimit dhe oligarkëve nxjerr rezultate që nuk i prek askush’, shkruan Paloka në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

‘Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme’ Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

‘Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise’  Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

‘Kryetari me i mire i Bashkise ne histori’ Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

‘Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi’ Ditmir Bushati mbahet mend  per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

‘Ministrat me te suksesshem’ Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.