E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fytyrë perfekte? Almeda Abazi tregon sekretin e saj dhe nuk kushton fare…
Publik News

Fytyrë perfekte? Almeda Abazi tregon sekretin e saj dhe nuk kushton fare…

Ëndrra e çdo vajzë: të ketë një fytyrë të pastër dhe për këtë mos të shpenzojë shumë para. Nëse bën pjesë në grupin e këtyre vajzave, duhet të lexoni sekretin e Almeda Abazit.

Ish-Miss Shqipëria tregoi për emisionin “Pa filter” se, nuk i pëlqen të grimohet shumë dhe nuk fle asnjëherë memakijazh.

Veç kësaj bukuroshja shqiptare përdor prej vitesh një maskë, të cilën e bën në shtëpi. Dhe përbërësi kryesor është kafeja.

“Gjithmonë preferoj gjërat bio. Sigurisht që i përdor produktet kozmetike, por jo ato të rëndësishmet, më të rëndësishmet i kam bio, ç’mund të bëj në shtëpi. Çdo ditë bëj skrab me kafe turke dhe vaj ulliri. I përziej dhe fërkoj lëkurën me to.

Ndërsa një herë në javë bëj një përzierje timen prej vitesh. Përziej kafe turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos të trashë. Bëhet si tip kremi dhe e vendos në fytyrë. E mbaj për 20-30 minuta. Është një nga maskat më të mira që mund të rekomandoj. Më pas e laj fytyrën duke e fërkuar shumë pak. E lyej fytyrën me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. E mbaj për 10-15 minuta dhe në fund vë kremrat që preferoj. Një herë në muaj bëj një pastrim në qendra estetike”,tregon Almeda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.