Horror në familjen shqiptare, babai vret vajzën dhe e varros në kopshtin e shtëpisë. Zbardhen detajet
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korfuzin, ku një shqiptar ka vrarë vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka varrosur trupin në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz ku mediat greke bëjnë me dije se vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa në darkë, pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ishte minoritar grek nga Shqipëria, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan.
Ka qenë pikërisht partneri i 28-vjeçares që ka denoncuar në policia pasi ajo nuk ishte paraqitur dje në punë.
28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.
Balkanweb shkruan se ka qenë babai i viktimës ai që më pas ka drejtuar policinë në kopshtin pas shtëpisë, ku kishte fshehur trupin e të bijës, që e kishte mbuluar me shpejtësi e në panik e sipër.
29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, gjithsesi, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



