Zyra antikorruspion e PD ka aluduar për afera të reja, në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Ja çfarë ndodh:
Shoqëria partnere e ALBARENT.
Pak muaj pasi shton në objektin e veprimtarisë (prill 2016) shitjen e automjeteve, lidh kontratë me Agjencinë e Parqeve e Rekreacionit (APR) për mjete transporti.
ALBARENT dhe APR kanë një emër që i lidh: Blendi Gonxhaj; tek e para pronar, tek e dyta titullar.
Nuk lihej biznesi i konsoliduar për punë shteti po të mos i siguronte kjo e fundit “rrogë” më të lartë se dividendi i ALBARENT.
A fortiori, funksioni i ri në krye DPSHTRR, duhet t’ia ketë vlejtur akoma më shumë.
Ndërsa shoqëria partnere A-T-D, që vijon partneritetin e begatë me shoqërinë në pronësi të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhaj, pa shumë zhurmë përfiton nga AKSHI një pagesë prej 1,2 mld lekësh.
Begatia e partnerit ATD duket në rrugë gjithnjë e më të mirë. Drejtori gonxhe i Ramës ka arsye për t’u ndjerë i begatuar.





