Protesta e studentëve, reagon Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve…
Ndërkohë që studentët janë mbledhur në protestën masive para kryeministrisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë sot, përmes një shënimi në Twitter.
Kryeministri ka theksuar se protesta ka hyre ne fazen e realizimit te kerkesave baze te studenteve.
Nderkohe qe vete studentet sot jane shprehur kembengules per plotesimin e 9 kerkesave, teksa kane shtuar edhe “anulimin e Ligjit per Arsimin e Larte”.
Postimi i Rames
Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



