E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Paketa toksike”,NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8% Katran + Rama= 50 % KatRAMA
Lajme

“Paketa toksike”,NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8% Katran + Rama= 50 % KatRAMA

Kanë rifilluar edhe sot protestat studentore pas një shkëputjeje disa ditore për shkak të festave të fundvitit.

Sot studentët kanë marshuar nga fakultetet përkatëse drejt Kryeministrisë, ku nuk kanë munguar pankartat dhe mesazhet ironike drejtuar të parit të qeverisë.

Mirëpo, studentët kanë zbuluar edhe surprizën që i kishin bërë kryeministrit Rama: një paketë duhani të dizenjuar me detaje të veçanta.

Mbi të shkruhet:

Dialogu me KM dëmton rëndë veten & njerëzit rreth teje.”

Studentët kanë shpjeguar për Faxweb.al simbolikën e përdorur, ku thonë:

Logoja e Kabinetit të Qeverisë është përdorur si prodhues i paktës.
Logoja PAL “Paketa e Arsimit të Lartë” është emërtimi i paktës së Kryeministrit, prandaj kemi përdorur paketën si objekt për të përçuar mesazhin.
Piktura e kompozuar në të djathë të paketës është pikturë e Ramës.
Pjesa anësore në të majtë të paktës është kompozuar barkodi PAL + 8 numrat = 8 Kërkesat tona.”

Ndërsa tek përmbajtja në pjesën anësore të djathtë janë:

NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8%
Katran + Rama= 50 % KatRAMA
Ministri + Oksid Karboni = Minioksid Karboni 9% Për 9 ministrat e hequr
Nivele toksike = 35.2%.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.