Volkswagen-i lau rrugën me gjakun e saj, ja çfarë thonë mjekët për 5-vjeçaren
Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi rreth një orë më parë tek Kthesa e Kamzës në kryeqytet.
Të plagosur rëndë mbeti Xhaferr kallari 77 vjeç dhe mbesa e tij Aila Kallari 5 vjeçe.
Ata kanë qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga një mjet tip “Volkswagen” i zi, me drejtues personin me iniciale I.H.
Makina i ka tërhequr zvarrë për rreth 50 metra përgjatë rrugës.
I moshuari dhe mbesa e tij janë transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesi i mjetit ku po kryhen veprimet procedurale.
Një e afërme e familjes nga Qereka rrëfen se 77-vjeçari ka thyer brinjët ndërsa e vogla ka pësuar dëmtime në veshka dhe në mushkëri.
Sipas mjekëve, vajza e vogël nuk do mund t’ia dalë pasi dëmtimet kanë qenë fatale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



