LAJMI I FUNDIT/ Presidenti Meta dekreton ministrat e rinj të emëruar nga Rama
Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka dekretuar mbrëmjen e sotme ministrat e emëruar nga Kryeministri Edi Rama, pas shkakrimit të ministrave të mëparshëm.
Meta ka dekretuar Anila Denajn në postin e ministres së Financave, pos ky që mbahej nga Arben Ahmetaj.
Po ashtu është dekretuar edhe Belinda Balluku në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Eva Margaritin në krye të Ministrisë së Kulturës, Besa Shahinin në krye të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti në faqen e tij zyrtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



