Presidenti Ilir Meta, përmes një letre prej 5 faqesh ktheu sot dekretin për emërimin e Genti Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.
Meta e niste letrën e tij për Ramën me një argument që lidhej me qendrimet personale që Gent Cakaj ka mbajtur në një emision në Klan Kosova lidhur me korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, qendrimin personal të Cakajt, Meta e ka përkthyer në argument institucional për të kthyer mbrapsh dekretin e emërimit të zv.ministrit aktual.
Kjo çështje ka futur në krizë marrëdhënien Rama-Meta jo vetëm në nivel personal por ç’është më e rëndësishme, në nivel institucional.
(Pjesë nga letra e Metës)
Dhe kjo krizë, është më e thellë se rasti i emërimit të Sandër Lleshajt për të cilin Meta parashtroi një sërë kërkesash e më pas dha “dritën jeshile” të dekretit.
Në rastin e Lleshajt, Rama e emëroi atë si zv.ministër duke i kaluar të gjitha atributet e një ministri, ndërsa në rastin e Cakajt, ky i fundit është tashmë zv.ministër dhe ajo mund të ndodhë është largimi i Bushatit.
Ministri ende në detyrë, Ditmir Bushati mund të do të japë dorëheqjen (në kushtet kur Meta nuk dekreton shkarkimin) për t’i hapur rrugë Cakajt, emri i të cilit, më pas do t’i kalojë Parlamentit.
Në rast se Bushati nuk jep dorëheqjen, atëhere do të ishim në kushtet e një antikushtetueshmërie totale, që mund ta detyronte Ramën të merrte gjithashtu masa antikushtetuese që do ta çonin vendin drejt një skenari të paimagjinueshëm, larg demokracisë e ligjshmërisë.





