E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump urdhëron sulmet ushtarke kundër regjimit  të Bashar Al Asad
Lajme

Trump urdhëron sulmet ushtarke kundër regjimit të Bashar Al Asad

Sulme të shumta ajrore nga SHBA mbi bazat ushtarke të Assad

SHBA  nis sulmet ajrore të shumta mbi bazat ushtarake siriane. Pas sulmit të dyshuar kimik nga forcat e Asad,Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ushtarak objektivave ushtarake  të qeverisë siriane në hakmarrje për sulmin e tyre me armë kimike ndaj civilëve në fillim të javës. Me urdhër të Presidentit Donald Trump ,  nga anije luftarake të SHBA  janë lëshuar  të paktën 50 raketa Tomahawk mbi një bazë ajrore të qeverisë siriane sepse nga kjo bazë ajrore u ngriten  avionët sirianë  që kryen sulmet kimike, thanë zyrtarët amerikanë.
Sulmet janë veprimi i parë i drejtpërdrejtë ushtarak që SHBA kanë ndërmarrë kundër udhëheqjen së presidentit sirian Bashar al-Assad në gjashtë vite luftë  civile të vendit dhe përfaqësojnë një përshkallëzim të konsiderueshëm të fushatës ushtarake të SHBA-ve në rajon, e cila mund të interpretohet nga qeveria siriane si një akt lufte. SHBA -ja filloi sulmet ajrore në Siri në shtator të vitit 2014 nën presidentin Barack Obama, si pjesë e fushatës së saj të koalicionit kundër ISIS, por ka synuar vetëm grupin terrorist dhe jo forcave qeveritare siriane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.