E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pashaliman, merren në pyetje pesë ushtarakët  e bazës ku u vodhën armët
Lajme

Pashaliman, merren në pyetje pesë ushtarakët e bazës ku u vodhën armët

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Orikum.

Burime për mediat bëjnë të ditur se në bazën e Pashalimanit është grabitur nga persona të paidentifikuar kasaforta e armatimit.

Informacionet e para flasin për vjedhjen e të paktën tre armëve automatike ndërsa në pyetje mbi ngjarjen janë marrë pesë ushtarakë të bazës. Armët në fjalë mësohet se janë të kushtueshme dhe prodhim amerikan.

Ndërkohë raportohet se ushtari që kishte si detyrë ruajtjen e ambientit nuk ka qenë në vendin e rojës.

Policia e Qarkut Vlorë pritet të dalë me një komunikatë zyrtare mbi ngjarjen e paprecedentë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.