Përplasja me Ilir Metën reagon ashpër Edi Rama: Mos prisni të merrem me një pengmarrës…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për debatin që ka lindur me kreun e shtetit, Ilir Meta.
Rama në një status në Twitter e ka quajtur Metën si “pengmarrës të Kushtetutës”.
Sipas Kryeministrit, Presidenti e ka katandisur zyrën e shtetit në çizme rezervë të Monika Kryemadhit.
“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎
Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet👎”, shkruan Rama.

Më herët Presidenti, Ilir Meta e ka quajtur Edi Ramën si “ustai i madh”, i cili do të vendos në krye të diplomacisë një kandidat, që do bëjë “autoshkollën” me kufijtë e Ballkanit Perëndimor.
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA”, ka thënë Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



