E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje të RËNDA…. shqiptari i pastrehë vdes nga i ftohti përballë spitalit të Tiranës
Lajme

Pamje të RËNDA…. shqiptari i pastrehë vdes nga i ftohti përballë spitalit të Tiranës

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa denoncoi vdekjen në të ftohtë të një personi të pastrehë mbrëmjen e djeshme

I braktisuri i sëmurë ka ndërruar jetë në Tiranë përballë spitalit të kryeqytetit (QSUT-së). Sipas saj, Hasan Hykja, 68 vjeç, u nda nga jeta në të ftohtë pasi qendrat sociale nuk e pranonin sepse kishte këmbën e sëmure diabetike.

“Një tmerr i vërtetë, që nuk duhet ta përjetojë asnjë kafshë e jo më një njeri. Propagandë e bukur në TV me qendra sociale duke kërcyer e dhënë ushqim për festat nga mashtruesi Veliaj ndërkohë që njerëzit që kanë nevojë të strehohen në këto ditë të ftohta dimri vdesin rrugëve.

Del e thotë që i ka marrë masat për të pastrehët në këto ditë dimri. Mashtrime si zakonisht, por këto janë lloji që të merr jetën. Vdekjet në ndërgjegjen e Veliajt nuk janë të pakta, por e gjithë çështja është ka apo jo ndërgjegje ky njeri!!!” – shkruan Zhupa.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/289582838369311/?t=6

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.